Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me votimin që u bë sot në Kuvendin e Shqipërisë, i cili i hapi rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Ai u ndal edhe për një mesazh socialistëve.
Rama: Po e përsëris edhe një herë sot, për të gjithë familjen tonë politike, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët, me një rrugë ku bën dy punë edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, por duhet ta mbajë vetë. E kam thënë shumë troç, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos e lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë besuar.