Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme një deklaratë për mediat lidhur me hapjen rrugë të arrestimit të ish-ministrit Arben Ahmetaj nga SPAK.

“Arben Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët që jam takuar më shumë. Kam komunikuar më shumë në telefon. Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm. Rasti i sotëm është një rast ku kërkesa e SPAK duhet miratuar pa asnjë dyshim. Këtë herë na është vënë në punë një dosje voluminoze hetimore. Tani është në dorë të drejtësisë të na tregoj deri në fund nëse është një rast drejtësie apo fajsie.”