Është zhvilluar ditën e sotme për 50 minuta, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste me dyer të mbyllura.
Mes emërimeve dhe këshillave që ka patur për kryebashkiakët dhe deputetët, mësohet nga mediat se Edi Rama ka folur me superlativa për punën e Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës.
Ai i ka vlerësuar këto dy figura të Partisë Socialiste për përkushtimin dhe kontributin në Parlament.