Më shumë se 40 emigrantë shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, janë kthyer në vendin tonë ditën e sotme.

Daily Mail raporton se më shumë se 40 persona janë ulur në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, teksa të paktën 32 prej tyre ishin të dënuar për shpërndarje të drogës dhe 6 prej tyre ishin persona të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Britani.

Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që depërton shqiptarët, ndërkohë pritet që të ketë më shumë pas miratimit të planit të qeverisë britanike, që parashikon kthimin e menjëhershëm të shqiptarëve ë tentojnë të hyjnë në Angli me gomone.