Shqipëria ka rikthyer regjimin e vizave për shtetasit rusë që duan të hyjnë në vendin tonë
Ky vendim, u mor ditën e djeshme në Këshillin e Ministrave, teksa së bashku me Federatën Ruse do ndalohet hyrja pa viza edhe të qytetarëve nga India dhe Egjipti. Tashmë, rusëve do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.
Si rrjedhojë, për të vizituar Shqipërinë, shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit, thekson misioni diplomatik shqiptar.