Ndalohet dhe arrestohet në aeroportin e Orio al Serio, në Bergamo, një shtetas shqiptar 45 vjeç, autor i një sërë veprash penale dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur duhej të vuante dënimin prej 7 vjet burg dhe gjobë prej 30,000 eurosh.

Ai është dënuar për një sërë krimesh të kryera në gjysmën e parë të viteve 2000 , midis territorit të Marshe dhe të rajoneve të tjera qendrore/veriore të vendit fqinj, në veçanti Lombardisë. Aktualisht është zbuluar se shqiptari ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e drogës ( kryesisht heroinë, marihuanë) në rajone të ndryshme italiane.

Raportohet se shqiptari ishte arratisur drejtë Shqipërisë dhe ka bërë rinovimin e dokumenteve të identitetit të vlefshme edhe për jashtë vendit, me të dhëna personale të modifikuara pjesërisht. Në të njëjtën periudhë ai u martua, ndoshta si pjesë e planit për tu kthyer në Itali në mënyrë të paligjshme.

Mediat italiane shkruajnë se policët e Komisariatit të Ankonës pas marrjes së informacioneve e pritën shqiptarin poshtë shkallëve të avionit që u ul në provincën e Bergamos dhe pasi kryen formalitetet e zakonshme, e çuan të arrestuarin në Burgu i Bergamos ku do të duhet të vuajë dënimin përfundimtar prej 7 vitesh burg.