Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri sot, në një deklaratë zyrtare për shtyp, një bilanc të punës në institucionit që drejtor për vitin që sapo lamë pas.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Peleshi pohoi se ka nisur ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë.
Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë satelitët shqiptarë që ndodhen në hapësirë.
“Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë. Në vitin që sapo lamë pas u nënshkrua kontrata e shërbimit Satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Një ngjarje tjetër me rëndësi është dhe rritja e pagave, historike doja të thoja, në masën 30%. Ushtarakët duhet të trajtohen me dinjitet. Ky vit, rekord i projekteve të modernizimit të FA me mbështetjen e SHBA. Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike Po ashtu përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). Forcat e Armatosura do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”. Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane.”, tha Peleshi.