Mynevere Myrtaj Karabollaj dhe Flonino Mërkuri u masakruan me thikë nga ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, Viron Karabollaj.
Mikesha e saj ka rrëfyer aksidentin e viktimës kur ishte shtatzënë me vajzën e dytë dhe pengun e saj.
“Ia prezantuan. Në atë kohë djemtë ishin jashtë shtetit dhe siç e thoshte të gjithë refugjatët vijnë për të gjetur nuse. Veroni në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese. Punonte aq shumë, në Greqi ishin pa letra. Një herë me kanë treguar se ishte pa punë.
Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër.
Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit. Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej, e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike”, tha ajo në emisionin ‘Me zemer te hapur”.