Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme edhe Serbinë, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Pas takimit, Rama dhe Vuçiç kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera është diskutuar edhe Ballkani i Hapur dhe stabiliteti i rajonit me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti serb u shpreh se është diskutuar mbi Ballkanin e Hapur dhe se në vijim do të ketë takime të tjera mbi këtë iniciativë.
Në lidhje me tensionet me Kosovën, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk mund ta realizojë e vetme planin e propozuar nga Rama psi pika tre kërkon tërheqjen e kryetarit të komunës në veri të Kosovës.
Ai tha se Serbia do paqe dhe se po punon për këtë edh pse Serbia shihet si fajtore nga Tirana dhe Prishtina.
“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë për Ballkanin e Hapur, do të kemi edhe disa orë bisedime sonte, kjo iniciativë ka sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, mendoj se do të kontribuojë shumë më tepër për të në të ardhmen. Ai tha se në periudhën në vijim do të ketë më shumë takime lidhur me këtë iniciativë. Ju e dini që ne kemi përgatitur Ëine Vision dhe sigurisht kemi biseduar për çështjet rajonale dhe pikëpamjet tona për Kosovën dhe Metohinë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë apo korrekte ta bënim në praninë e Ramës, këtë do ta lëmë për ne. Do të shihni se sa dukshëm është rritur shkëmbimi mes vendeve tona. Si import ashtu edhe eksport. Përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe me marrëdhënie më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E di planin e depërshkallëzimit që foli Rama, e di përmendësh. Serbia nuk mund ta bëjë e vetme pikën e tretë dhe bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarit të komunës, gjithçka tjetër e përmbushi Serbia. Ne duam paqe, po punojmë, sado e vështirë të jetë për ne, edhe pse e di që në Tiranë dhe Prishtinë ka nga ata që e shohin Serbinë fajtore për çdo gjë.”– tha presidenti Vuçiç.