I ftuar në “Zona Zero”, avokati Spartak Ngjela foli ditën e djeshme në lidhje me paralajmërimin nga SHBA se të tjerë emra do shpallen “non grata” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ishte i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Escobar i cili paralajmëroi se persona të tjerë që do shpallen non-grata nga shteti amerikan.

Ngjela tha se kjo gjë pritet pasi në Shqipëri ka një nivel të lartë korrupsioni.

“Ai foli për Ballkanin Perëndimor, mund edhe të ketë. Ne e kemi një non-grata, kemi dhe disa që janë ish-ministra.

Ata mund të nxjerrin emra, por problemi jonë është se ne nuk kemi një opinion publik. Opinioni publik tek ne është në heshtje. Ai e ndalon dhe korrupsionin shtetëror, por tek ne është në heshtje”, tha avokati Spartak Ngjela për Top News.