Në Shqipëri ka shumë paqartësi mbi vendimin e Greqisë për të zgjeruar kufirin detar me 12 milje.


Sipas qeverisë shqiptare, kjo është një e drejtë e shtetit fqinj, që nuk prek hapësirën shqiptare, ndërsa opozita ka kërkuar transparencë.


Ditën e sotme ka patur një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Pas reagimi ironik të Ramës ndaj PD dhe Lulzim Bashës ka reaguar edhe kryedemokrati. 


“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”, kundërpërgjigjet Lulzim Basha.


“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruante më herët Rama.


Me një reagim të gjatë, PD kërkoi “negociata transparente”, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që “të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese”.