Pas një konflikti në Elbasan edhe në Tiranë ka pasur një sherr me efektivëve të Policisë së Shtetit.
Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, i identifikuar me inicialet Y.D., në rrugën e Barrikadave ka kryer një parakalmim të gabuar, ndërkohë që makinën e kishte me xhama të zinj, ndaj i ka bërë me shenjë që të ndalojë.
Pasi e ka ndaluar, drejtuesi i mjetit, me detyrë polic i forcave “Shqiponja”, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës. Për këtë arsye Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ju informojmë se: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi:
Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.