Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme, jo vetëm Gramshin por gjithë Shqipërinë. Një 15-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, pas një sherri për motive të dobëta.

15-vjeçari në klasën e nëntë ishte bashkë me kushëririn e tij, po i mitur, gjatë kohës që ndodhi sherri. Arsyeja ka qenë sherri në rrjetet sociale, që më pas ka agravuar deri këtu.

Fatjon Bici ka marrë një goditje me thikë në zemër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur kushëriri i tij, Marko Liçi, i cili ëhstë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.