Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo, duke sqaruar dhe arsyet e këtij vendimi.
Në një status në “Facebook” kryeministri Edi Rama shpjegon se ky vendim është marrë për arsye të vazhdimit të studimeve të tij. Gjithashtu Rama ka thekuar se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
Reagimi i plotë i Ramës:
Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.