Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit me një urim të shkurtër në gjuhën shqipe.
Në videon të cilën ambasadorja e ka publikuar në Instagramin e saj, ambasadorja Kim thotë ‘Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri’.
Ambasadorja amerikane, në shumë raste e ka treguar se e ka përqafuar kulturën shqiptare, dhe madje ka zgjedhur edhe qytetet e saj të preferuara.
View this post on Instagram
Ajo shpesh herë poston foto nga qytete të ndryshme ne Shqipëri, ku kujdeset të tregojë elemente historike dhe kulturore të vendit tonë.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedhë të përçojë një mesazh në shqip. Ambasadorja e ka bërë këtë për herë të parë kur mori detyrën, dhe më pas kur ka uruar për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.