Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë Doganë, në Pogradec.

Një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor i cili, si pasojë e goditjes ka mbetur i plagosur.

Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.

Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Përrenjasit.