Të shtunën, rreth orës 4:45 të mëngjesit u regjistrua një aksident i rëndë në Staten Island, SHBA.

Një makinë që drejtohej nga Adem Nikeziç, 30 vjeç, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë në Bulevardin Hylan.

Pasagjere në makinën e ndarë në dysh pas përplasjes, ishte gruaja e shoferit, Adriana Sylmetaj, e cila ishte shtatzënë. Pas ngjarjes policia bëri me dije se shoferi që drejtonte makinën ishte në gjendje të dehur, teksa si pasojë e përplasjes humbi jetën gruaja dhe fëmija që ajo kishte në bark.

Çifti, në prill do të bëheshin prindër të një vajze.

Viktima shtatzënë do të përcillet për në banesën e fundit, teksa shoferi, autor i aksidentit, pra burri i viktimës, Adem Nikeziç, 30 vjeç, u akuzua më vonë për vrasje nga pakujdesia.