Ka qenë shokuese deklarata që ka dhënë para trupit gjykues 80-vjeçari Xhevit Sinani, pas krimit makabre që ka kryer duke vrarë gruan dhe vëllain e tij.

Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.

Xheviti Sinani: Jo skam vrare njeri.

Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80 vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.