Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Top Story” ka deklaruar se ai zotëron dokumentet nga Britania e Madhe, ku shpjegohen arsye e shpalljes së tij non-grata.
Sipas Berishës, shpallja e tij non-grata nga SHBA-të ka ardhur si rezultat i hakmarrjes së George sorrës ndaj tij, pasi nuk ka asnjë fakt të publikuar që e fakton. Ish-kryeministri nuk tha se kur do t’i publikojë dokumentet e marra nga Britania.
“SHBA-të kanë bërë kërkimet më të jashtëzakonshme për mua dhe fëmijët e mija. Dhe nuk kanë gjetur asgjë. Së pari unë nuk kam lobuar, asnjë qindarkë. Së dyti kam deklaruar se në momenti ne parë që do nxjerrin një provë të vetme largohem nga politika. Por nuk kanë nxjerrë. Mes të vërtetës dhe gjithçka je tjetër unë zgjedh të vërtetën. Mes interesit të vendi tim dhe gjithçka tjetër, unë zgjedh interesin e vendit tim. Unë kam bindjen se Amerika e vërtetë nuk është kjo e mafjozëve.
Në rastin konkret është urrejtja e George Sorros, sepse unë kam kërkuar në 2017 shpalljen e tij non grata. Jam që të ndëshkohet çdo njeri që ka kryer krim, për të cilin ka të dhëna të qartë.
Më rastisi të provoj dy procedura. TË SHBA-ve dhe të Britanisë. Britania më ndihmoi shumë sepse unë mora të gjitha dokumentet e arsyeve të shpalljes non-grata. Nëse për të marrë dokumentet e SHBA-ve duhet të lobosh, Britania nuk e ka këtë. Britania ka ligjin që u morr vendimi.”- tha Berisha.