Një 32-vjeçare greke ka rënë pre e abuzimit të një shqiptari, i cili e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

Mediat greke shkruajnë se e reja ka pranuar ofertën e punës së shtetasit shqiptar, i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate. Por ky i fundit e detyronte atë që të shkonte me meshkuj të tjetër, kundër 150 eurove.

“Protothema.gr.” ka publikuar detaje nga ngjarja e rëndë, ku vajza greke ra pre e mashtrimit për shkak të varfërisë. Por pas 3 muajsh vajza ka arritur që të arratiset nga ‘burgu’ i saj dhe ka përfunduar në polici.

Gjithashtu bëhet ë ditur se pas denoncimit të saj, 33-vjeçari shqiptar ra në prangat e policisë.