Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se nuk ka asnjë përgjegjësi morale për dy ngjarjet tragjike të ditëve të fundit në Shqipëri, ku humbën jetën 8 persona.
Duke iu referuar aksidentit tragjik ku u shua një familje, dhe masakrës me katër të vrarë në Velipojë, Çuçi tha se “kjo është një gjë e zakonshme”. Ai e arsyetoi tezën e tij, me argumentin se aksidente kishte edhe në komunizëm.
“Si njëri do të doja të mos kishte asnjë vrasje apo aksident, këtë e dëshiroj, por kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk ka ndodhur as në diktaturë. Kishte pak mjete, por kishte aksidente me vdekje. Janë gjëra që ndodhin. Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë të zakonshme. Jo në kuptim negativ të fjalës. Kështu që nuk ndjej ndonjë përgjegjësi. Dua të ruaj gjatë mandatit tim këto statistika dhe këtë trend të aksidenteve në ulje”, tha Çuçi. /Gazeta SHQIP