PS vijon të jetë në avantazh edhe në bashkinë e Dimalit në bazë të rezultatit paraprak nga votat e numëruara deri më tani.

Kandidatja e PS në këtë bashki, Juliana Memaj dominon me 49.57% të votave, konkretisht 3148 vota në total.

Ndërkohë, surpriza është kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Gentian Meçi, i cili ka marrë 2213 vota, duke kryesuar para kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Dritan Sula, i cili ka vetëm 989 vota.

Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 28 kuti nga 49 në total.