Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ilir Rrapaj, sa i takon koncesionit të sterilizimit.

Mësophet se Rrapaj akuzohet nga SPAK për mashtrim dhe falsifikim. Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me zyrtarët që merreshin me procedurat e koncesionit 

Biznesmeni Ilir Rrapaj, që përfitoi koncensionin e sterilizimit, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici, pas një hetimi të nisur që më 23 dhjetor 2019.

E njohur si dosja e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe e denoncuar në atë kohe nga “Nisma Thurje”, bëhet fjalë për tre vepra penale  ndaj zyrtarëve të lartë që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera.

Në atë kohë, SPAK pyeti tre herë ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Rrjepajn, që mes të tjerash rezulton se përmes një memoje 26 qershorit 2014 përmendi qendrën e sterilizimit në QSUT si vendi ku mund të përballohej sterilizimi i instrumenteve për 60 mijë operacione.

Vetëm një shkresë me protokoll 693/4  provon  se vlera e pajisjeve të marra në dorëzim nga koncensionari shkonte 107 milionë lekë.

I pyetur sikurse edhe anëtarët e komisionit edhe ish zëvendës ministri mësohet të ketë argumentuar se dhënia me koncension u krye duke shmangur prokurimin publik shtyrë nga situata e infeksioneve të larta. 

E kur kanë kaluar 3 vite nga hetimet për këtë çështje, kanë nisur edhe arrestimet.