Sot, në prangat e Policisë së Shtetit është vendosur një nga 5 personat më të kërkuar e botës së krimit të viteve të fundit, Laert Haxhiu.

Teksa fshihej në Greqi, me emrin Mikis Askalidis, Laert Haxhiu është vendosur më në fund në pranga pasi është dënuar me 18 vite për masakrën e Lushnjes, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi brenda një lokali. 

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, njëkohësisht është  dhe nipi i Aldo Bares.

Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.