Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin me pisha e dushqe në Peshtan të Fierit, i cili ka nisur prej pasdites së djeshme.
Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe ka erëra të forta që ndihmojnë përhapjen e zjarrit.
Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera. Teksa drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata është shumë e vështirë.
“Tre grupe zjarrfikëse janë në terren. Po ashtu kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikësve të Patosit. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë dhe rrezikone që flakët të dalin në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e quajtur “Qafa e Shkozës”. Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit, por nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë”- ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier. Zija Hyka.
Terreni është shumë i vështirë dhe për këtë arsye automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit, prandaj punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.