Është anuluar dëgjesa e shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit tek Komisioni i Sigurisë.
Shkak janë bërë përplasjet mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, sidomos mes Nasip Naços dhe Ervin Salianjit, i cili kërkoi që takimi të zhvillohej me dyer të hapura. Ndërsa Naço, disa minuta pasi kishte rifilluar, mbylli mbledhjen me pretendimin se disa deputetë nuk kishin certifikatë sigurisë, pasi u kishte skaduar.
Pjesë nga debati:
Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.
Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.
Salianji: Po ku e di ti ore
Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani
Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore
Naço: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare
Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë
Naço: Seanca mbyllet këtu
Salianji: Ik ore kapadai i fshatit.