Një 72-vjeçar italian, i cili prej 14 vitesh persekutonte fqinjët e tij, është ndëshkuar nga Policia italiane.
Kjo pasi prej kohësh, ai përndiqte një familje shqiptare dhe një rumune, e bashkë me ta edhe djalin e tyre, 8 vjeç. Sipas mediave italiane, ishte gruaja që kërkoi ndihmë, kur u paraqit në Polici, pasi i moshuari nuk i linte rehat.
Fillimisht u thoshte: “Të huajt e m….! Kthehuni në Shqipëri me gomone!”, e më pas u kishte lënë brenda një kavanozi fekale dhe një mi të ngordhur.
Ka pasur edhe kërcënime me kaçavidë ndaj tyre. Tashmë, 72-vjeçari duhet të ruajë një distancë prej të paktën 500 metrash nga familja.