Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerr një raport pas një auditimi në Qendrën e Personave me aftësi të kufizuar “PAK” Vlorë. Artikuj ushqimor përveç sasisë së madhe të furnizuar nga kontraktori, janë magazinuar në kushte tejet të këqija higjieno – sanitare duke shkelur çdo standard ushqimor.

Gazetari Mikel Marsi ka treguar se dëmi nga rikonstrusionet e qendrës dhe nga ushqimet është 51 milionë euro.

“Kishte pula të prishura që iu vinte era. Ndërtimet që janë bërë janë të papaërshtatshme sipas financimit që është dhënë për këtë institucion. Edhe zarzavatet I mbanin në dysheme. Ishin të pakonsumueshme për personat me probleme mendore. Sipas raportit të KLSH, 51 milionë lekë është dëmi i ushqimeve dhe rikonstruktimeve të ndodhura.

Punonjësit dhe Bashkia e Vlorës nuk na jep asnjë informacion”, tha gazetari Mikel Marsi.