Çkodimi i platformës SKY ECC, pas shkatërrimit dy javë më parë në Belgjikë të një grupi shqiptaro-bullgar droge dhe operacionit në Shqipëri për kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka çuar në një tjetër operacion nga grupeve kriminale shqiptare.
9 shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të madh për trafikun ndërkombëtar të drogës, vetëm pas provave të zbuluara në këtë aplikacion, ndërsa janë sekuestruar dhe 100 mijë euro dhe mallra të shumta luksi.