
Nëse do të votohej këtë të diel, 56.9% e shkodranëve do të votonin Partinë Demokratike. Sipas sondazhit të gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, referuar të anketuarve, rezulton se 29.4 % e shkodranëve do të votonin Partinë Socialiste.
Një rritje e përkrahësve vihet re edhe në partinë Social Demokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi. Nga të dhënat e sondazhit, rezulton se 7.5% e qytetarëve në Shkodër do të votonin për PSD-në dhe 2.1% për LSI-në.
E përkthyer në mandate, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 7 mandate. Krahasuar me vitin 2017 PD rritet me dy mandate në Shkodër.
Ndërsa PS, do të marrë 3 mandate, PSD, e drejtuar nga Tom Doshi vetëm 1, duke lënë kështu LSI-në pa asnjë mandat. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kur PD mori vetëm 5 mandate, vihet re se në zgjedhjet e ardhshme, 1 mandat i PS dhe i LSI do t’i kalojnë opozitës për të arritur në 7 mandate.
Skema e mandateve
PD – 7 mandate nga 5 që kishte në 2017
PS – 3 mandate nga 4 që kishte në 2017
PSD – 1 mandat, 1 kishte edhe në 2017
LSI – 0 mandate, 1 kishte në 2017



