Klajdi Buza u arrestua ditën e sotme në Fushë-Krujë, pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë, gati për qitje.

Buza nuk është emër i panjohur për policinë, pasi dhe më herët është përfshirë në konflikte.

Mësohet se në vitin 2015, ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’, e cila më pas u gjet e braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Sipas bluve të Fushë-Krujës rezulton se mjeti është vjedhur në Nikel të Krujës dhe është denoncuar në polici nga pronari Klajdi Buza. Dy personat, Astrit Hysa dhe Renata Isaku, u arrestuan si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në zonë.

Klajdi Buza u arrestua sot nga Forcat ‘Shqiponja’ në Krujë në kuadër të operacionit të koduar ‘Flagranca’. 31- vjeçari u kap duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip ‘Porsche’ nëpër qytet dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.