Ka përfunduar numërimi i kutive për këshillin bashkiak në Himarë.

Partia Socialiste kryeson me 2778 vota (36.06%) me 9 këshilltarë, e ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 2328 vota (30.22%), 7 këshilltarë.

Pjesa tjetër e votave u përket partive të tjera me Partinë Demokratike 448 vota (5.825%), dhe gjithashtu LZHK, MEGA, PSD dhe AAK me nga një këshilltar.

Ndërkohë kandidati fitues për bashkinë e Himarës u shpall Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë”, me 3837 vota, edhe pse gjykata e Vlorës e la në burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.