Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi ka lënë vetëm në shtëpi fëmijën e saj një vjeç.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan.

Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik jetën e të miturit.