Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me ankesën e Shoqatës së Ndërtuesve në Gjykatën Kushtetuese, për prishjen e disa ndërtesave.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ironizon duke thënë se mund të shkojë të ankohen në Hagë, apo edhe në hënë, por të gjitha ndërtesat me shkelje do të shemben.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit. Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”- shkruan Rama.