Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 36-vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme në Lezhë, pasi u kap me municion luftarak.

Antonio Leka, të cilit ju gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e municioni luftarake mësohet se është një person i cili ka kryer arsimin e lartë për drejtësi. Ai njihej si një tip i mbyllur dhe shpesh shihej i vetmuar.

 36-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se nga arriti t’i siguronte armët dhe cili ishte realisht synimi i tij, mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë. Precendët e mëparshëm kriminale lidhen me tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku për këtë të fundit ka vuajtur një dënim të lehtë.