Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është zbuluar në Sarandë, teksa një 67-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Ka qenë vetë 15-vjeçarja që ka bërë denoncim në polici, se shtetasi Jorgo Shemsho e kishte ngacmuar seksualisht në banesën e saj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia.
Kujtojmë se më herët, një 25-vjeçare denoncoi babain e saj se e kishte abuzuar seksualisht vazhdimisht.