Një moment i sikletshëm ka ndodhur mesditën e sotme ndërmjet deputetëve dhe studentëve të mjekësisë, që protesuan pas vendimit të qeverisë që ata mund të marrin diplomën vetëm pasi të kenë punuar 5 vite në Shqipëri.

Pas seancës plenare, disa nga deputetët janë përballur me një nga studentët e Universitetit të Mjekësisë, i cili u doli haptazi duke u thënë se duhet t’u vijë turp për këtë akt që po bëjnë ndaj studentëve.

Ai iu drejtua me akuza të forta deputetëve, duke iu thënë disa herë “turp t’ju vijë”.

Sot, studentët të veshur me të bardha protestuan para Parlamentit. Me thirrjet “turp, turp”, studentët e quajnë “diskriminim” vendimin e Qeverisë, ku dhe kërkojnë që të anulohet. Në të kundërt, studentët paralajmërojnë se vitin e ardhshëm do të bojkotojnë studimet në shenjë proteste.