Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dyqanet në anë të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ dhe shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.