Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e parë të vitit 2023, teksa një 42-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se 42-vjeçari ka kreyer vetëvrajse, duke marrë jetën e tij me armë zjarri. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo arsyeja e këtij akti të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.