Kanë mbërritur në liqeni ne Banjës polumbarët, të cilët pritet të nxjerrin në sipërfaqe trupat e 4 viktimave që u mbytën pasditen e sotme.
Policia dyshon se babai me dy fëmijët dhe kushëriri i tyre janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Në pamjet e shihen palombarët të cilët janë duke kërkuar trupat e katër viktimave, teksa në vendngjarje ndodhet dhe policia. Kujtojmë se viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu, si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.