Banorët e Divjakës prej ditësh janë ngritur në protestë për  të kundërshtuar projektin  e vendosjes së një trau në Parkun e Divjakës, që do të lejojë vetëm kalimin me pagesë për në brendësi të parkut.

Teksa ka komentuar përplasjet, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur akuza të forta ndaj ministrisë së Mjedisit, teksa ka deklaruar se zyrtarë të kësaj ministrie, kanë telefonuar zyrtarë të baskisë  Divjakë dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë  në përfundimi ne projektit.

“Ka një kakofoni që bëhet për interesa politike. Banorët e bashkisë së Divjakës përjashtojnë nga pagesa e këtij detyrimi por kjo nuk ka rëndësi përderisa të tjerët ndalojnë të kalojnë lirshëm. Për më të tepër që po vendose në një vend që nuk garanton sigurinë rrugore. Kjo është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çfarëdolloj nisme që ta rrëzoj këtë projekt.  Zyrtarët e bashkisë së Divjakës janë telefonuar dhe kërcënuar se fluturojnë nëse e ndalon atë traun. Ata e kanë pezulluar përmes një vendimi atë kabinë atje, që është një kioskë. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtimi. Zyrtarët kanë shkuar pranë vendit ku po bëhej ky ndërtim pa leje. Janë telefonuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe janë kërcënuar”, tha Braçe.