Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në tiranë.
Sipas uniformave blu, lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një fasonerie, që ishte në pronësi të një shtetasi italian.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashmye e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashmye e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.