Kadidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua ditën e djeshme nën akuzë për pazare votash para zgjedhjeve të 14 majit.
Për këtë arsye, u ngrit dyshimi nëse në bashkinë Himarë, në fletët e votimit do vazhdpjë të jetë emri i Belerit si kandidat, pao qo të hiqet. Komisioni Qendror i Zgjehdjeve ka reaguar, duke sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.
“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.