Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gjendja e tij është e stabilizuar dhe do të marrë mjekim tek Trauma.
Ndërkohë që mësohet se shoferi i tij pritet që të dërgohet më vonë në Tiranë pasi të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore.
Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Xhelili, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.
Autori i dyshuar është Orgest Xhelili, i cili ka qëlluar mbi 10 herë me thikë pa paralajmerim, Kokoneshin në shpatull dhe shoferin në pjesën e barkut. Mësohet se autori punonte prej katër vitesh si inxhinier IT në Bashkinë Divjakë dhe 7 muaj më parë është shkarkuar.
Ai është shkarkuar nga puna me pretendimin se nuk plotëson kushtet për të mbajtur atë vend pune. Ndërkaq, edhe bashkëshortja e cila punonte si shefe ambulance është hequr nga ai vend pune po nga kryetari bashkisë. Dyshohet se ngjarja lidhjet pikërisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës nga kryetari i bashkisë. Plagosja ka ndodhur para syve të disa personave jashtë ambientit të institucionit.