Paraditen e sotme është plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe dy persona të tjerë të cilin ishin me të. Autori është një ish-punonjës i IT në bashkinë e Divjakës. Ende nuk dihen shkaqet, por ky nuk është rasti i parë që kryebashkiaku është përfshirë në konflikte.
Gjatë verës së këtij viti, Fredi Kokoneshi u dhunua në zyrën e tij nga nipi i deputetit të PS, Paulin Stërkaj, Dritan Stërkaj, i cili është edhe administrator i një resorti.
Denoncimin në atë kohë e beri vetë Kokoneshi më 11 korrik.
Ai pretendoi në atë kohë se një 32-vjeçar, me iniciale D.S, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Kryebashkiaku tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e tij.
Shkak i konfliktit me nipin e deputetit të PS ishin pagesat e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim.
Për këtë ngjarje, Policia referoi materialet në Prokurori.