Motra e 31-vjeçarit, Gleard Gusholli i cili tashmë është i arrestuar pasi mori peng dhe dhunoi rëndë të dashurën e tij, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
28-vjeçarja e dhunuar tha se motra e Gleardit kishte gënjyer mjekët, duke iu thënë se nuk e njihte pasi e kishin dorëzuar në gjendje të rëndë te urgjenca.
Motra e autorit mohoi këtë qëndrim dhe deklaroi se i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.
Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them…
Unë e dua atë gocë, familjen e saj e admiroj, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, atë gocë e dua me shpirt e kam ndihmuar dhe i kam thënë “më rëntë pika” dhe nuk është e vërtetë ajo që tha në lidhje me lekët që i ka policia.
Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.