
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku mësuesi puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan.
Mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën, incident i cili sipas mediave kosovare ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.
Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se mësuesi e ka puthur në buzë dy herë, pa pëlqimin e saj.
Ndërsa i dyshuari, Valentin Selmana, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë dhe se e ka afruar afër vetes për disa sekonda, te faqja.



