Keqtrajtimi i kafshëve është një fenomen që shihet shpesh në Shqipëri, e madje në disa raste konsiderohet dhe normal.
Së fundmi një video është publikuar në mediat sociale, ku shihet se një burrë me motor tërheq zvarrë në rrugët e Shkodrës një qen të pafajshëm. Ai e ka lidhur qenin me zinxhir në pjesën e pasme të mjetit dhe ecën me shpejtësi, teksa kafsha e gjorë tërhiqet zvarrë në asfalt.
Dëshmitarë okularë kanë telefonuar menjëherë policinë dhe qeni ka arritur të shpëtojë nga dora e keqtrajtuesit, por më i rëndë është fakti që ky person nuk dënohet, por thjesht merr një paralajmërim nga efketivi i policisë dhe më pas largohet.