Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar zv.presidenten Cristina Fernandez de Kirchner me gjashtë vite burg për korrupsion, një rast që ka tronditur vendin.
69 vjeçarja u shpall fajtore mbi dhënien e kontratave për punë publike një miku. Por ajo mund të mos e kryejë dënimin e saj, pasi ka imunitet për shkak të roleve në qeveri dhe pritet të nisë një proces i gjatë apelimi.
Ajo gjithashtu është përjashtuar përgjithmonë nga funksionet publike, por do të vazhdojë të jetë në postin e zv.presidentes derisa çështja të kalojë në gjykatat më të larta.
Prokurorët kishin kërkuar dënimin e saj me 12 vjet burg. Fernández tha se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht. Duke folur pas vendimit, ajo e përshkroi veten si “viktimë e një mafie gjyqësore”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Para marrjes së vendimit, ajo gjithashtu kishte akuzuar prokurorët se e kishin gënjyer dhe shpifur ndaj saj.
Është hera e parë ndonjëherë që një zëvendës president dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.
Prokurorët thanë se Fernández kishte udhëhequr një partneritet të paligjshëm gjatë kohës kur ajo ishte presidente e Argjentinës nga 2007 deri në 2015.
Sipas tyre, ajo kishte krijuar një skemë ku i jepte kontratat fitimprurëse të punëve publike një miku të saj në këmbim të ryshfetit.
Biznesmeni Lázaro Báez, pronar i një firme ndërtimi i cili u akuzua si përfituesi kryesor i skemës, u dënua gjithashtu me gjashtë vjet burg. Ai ishte dënuar tashmë me 12 vjet burg vitin e kaluar për pastrim parash.
Ata thanë se ajo kishte krijuar një skemë ryshfeti që drejtonte kontratat fitimprurëse të punës publike drejt një shoqeje të saj në këmbim të ryshfetit.
Biznesmeni Lázaro Báez, pronar i një firme ndërtimi i cili u akuzua si përfituesi kryesor i skemës, u dënua gjithashtu me gjashtë vjet burg.
Ai është dënuar edhe me 12 vjet burg vitin e kaluar për pastrim parash.