Pas pyjeve në Peshtan, flakët kanë pushtuar dhe kodrat në Kreshpan të Fierit.

Nga pamjet e dërguara nga qytetarë në “Ti Raporton” në Top Channel, shihen qartë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së bimësisë aty pranë.

Shqipëria ka nisur tashmë “luftën” me zjarret e si pasojë e thatësirës dhe të nxehtit të verës. Dy ditë më parë u shënuan vatrat e para në Vlorë dhe Fier.

Konkretisht në kodrat mes fshatit Radhimë dhe Tragjas dy makina dhe dhjetë punonjës të zjarrfiksësve shkuan në terren për të shuar flakët e zjarrit përgjatë zonës së Radhimës. Flakët të ndihmuara dhe nga era dogjën kryesisht shkurre, megjithatë krijuan rrezik edhe për stanet apo vreshtat përgjatë bay passit mbi fshatin Radhimë.